Bujar Haradinaj shpërthen në lot: Për çka i mora këto plagë në trup, për me u shpallë kriminel, marre për këtë qeveri që nuk thirri një seancë

Dje, Gjykata Speciale ka dhënë vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së. Lidhur me këtë ka folur Bujar Haradinaj. Ky i fundit në lidhje direkte në Kosova Live, ka thënë se dje është dënuar UÇK’ja, përcjell Gazeta Express. ‘’Me e thirr një seancë parlamentare, me i mbrojt këta njerëz. Kjo është marre, sepse unë nuk kam …

Lajme

17/09/2026 13:06

Dje, Gjykata Speciale ka dhënë vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Lidhur me këtë ka folur Bujar Haradinaj. Ky i fundit në lidhje direkte në Kosova Live, ka thënë se dje është dënuar UÇK’ja, përcjell Gazeta Express.

‘’Me e thirr një seancë parlamentare, me i mbrojt këta njerëz. Kjo është marre, sepse unë nuk kam  ça i them fëmijës tem nesër. Nuk i kem ça i thojmë djemve tanë, fëmijëve tanë. Sepse UÇK’ja është dënu dje. Për çka i kom marrë ato (plagët)? Për mu shpallë kriminelë? Na jemi shpallë dje kriminelë’’, ka thënë ai në T7.