“Një i ri me plot jetë e shpresë” – Ndahet nga jeta Arianit Robelli, që bashkoi qytetarët në një kauzë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit. Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Robellit, të cilin e ka përshkruar si një të ri me plot jetë e shpresë dhe inxhinier të sapodiplomuar. “Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme…
Lajme
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Robellit, të cilin e ka përshkruar si një të ri me plot jetë e shpresë dhe inxhinier të sapodiplomuar.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arianit Robellit”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka thënë se sëmundja ia mori jetën Robellit në lulen e rinisë.
“Niti ishte një i ri me plot jetë e shpresë, një inxhinier i sapodiplomuar me një të ardhme të ndritur përpara, të cilin sëmundja e pabesë na e mori në lulen e rinisë”, ka shkruar kryetari i Gjilanit.
Hyseni ka theksuar se rasti i Robellit kishte bërë bashkë shumë qytetarë në përpjekje për ta ndihmuar.
“Ai na bëri të gjithëve bashkë në një kauzë të madhe për ta ndihmuar, duke zgjuar solidaritetin e secilit prej nesh. Do ta mbajmë mend gjithmonë të buzëqeshur, ashtu siç ishte gjithmonë, plot energji dhe dashuri për jetën”, ka shkruar ai.
Në fund, Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Robellit.
“Në emër timin dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë rrugëtimin me të.
Kujtimi për Nitin do të jetë i paharruar, e shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Hyseni. /Lajmi.net/