Indonezi, të paktën 19 të vdekur nga cikloni Cempaka

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit tropikal që ditën e djeshme goditi ishullin jugor të Indonezisë, Java.

Bota

29/11/2017 12:03

Përmes një deklarate me shkrim, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave dje tha se cikloni tropikal i emëruar si Cempaka solli shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta deri në 35 milje në orë dhe valë të mëdha deri në gjashtë metra të larta në Java dhe ishujt e afërt

Cikloni ka shkaktuar që lumi Dengkeng të vërshojë fushat e orizit dhe fshatrat në rajonin Klatel në Javan Qendrore, transmeton Anadolu Agency.

Aktualisht raportohet për 19 të vdekur si pasojë e katastrofës.