Indianët po përdorin bajga lope për të mos u infektuar me Covid-19

Mjekët në Indi kanë nxituar të bëjnë thirrje kundër praktikës së përdorimit të bajgave të lopëve për të mos u infektuar me Covid-19, duke thënë se nuk ka asnjë provë shkencore që kjo është efektive, madje mund të jetë burim për sëmundje të tjera.

Fun

11/05/2021 14:46

Pandemia ka ulur në gjunjë shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë, që regjistron 22,66 milionë raste dhe 246 116 viktima deri tani. Ekspertët thonë se shifrat reale mund të jenë deri 10-fish më të larta, ndërkohë që në të gjithë vendin është shumë e vështirë të gjesh një shtrat në spital, e madje edhe oksigjen apo mjekime.

Në shtetin Guajarat në perëndim të Indisë, disa besimtarë hindu – të cilët e konsiderojnë lopën si të shenjtë – shkojnë rregullisht një herë në javë në stallat e kafshëve dhe lyejnë trupin me bajga dhe urinë, me shpresën se do të fuqizojnë imunitetin, ose do të jenë më të fortë për të luftuar koronavirusin.

Në hinduizëm lopa është simbol i shenjtë i jetës dhe tokës dhe për shekuj, besimtarët hindu i kanë përdorur bajgat për të pastruar shtëpitë dhe për rituale lutjeje, duke besuar se kanë efekte terapeutike.