“E ka harru bashkimin kombëtar / për 6 vjet vetëm katër njohje” – Musliu-Shoshi për qeverisjen e Kurtit
Performanca e qeverisja së kryeministrit Albin Kurti, po vlerësohet aspak e mirë nga ana e opozitës. Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar rezultatet e qeverisjes së Kurtit në politikën e jashtme, nga njohjet ndërkombëtare deri te integrimi evropian. “Që gjashtë vjet i ka katër njohje, veç katër…
Lajme
Performanca e qeverisja së kryeministrit Albin Kurti, po vlerësohet aspak e mirë nga ana e opozitës.
Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar rezultatet e qeverisjes së Kurtit në politikën e jashtme, nga njohjet ndërkombëtare deri te integrimi evropian.
“Që gjashtë vjet i ka katër njohje, veç katër njohje. Hashim Thaçi për një vjet i ka pasë 108, qetu jemi me rezultate nëse bojmë krahasim”, deklaroi ajo.
Musliu-Shoqi ka kritikuar Kurtin edhe për çështjen e bashkimit kombëtar, dialogun strategjik me ShBA-në dhe humbjen e 800 milionë eurove në fonde.
“Bashkimin kombëtar e ka pasë në çdo fjalim të vetin. A e mban mend kur është mbajt mbledhja e fundit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë? Është harru prej Albin Kurtit”, u shpreh më tej deputetja e PDK-së.