Incidenti i tifozëve kroatë, ky është lajmi i fundit nga UEFA
UEFA ka konfirmuar se do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj Kroacisë.
Sport
Kroacia pritet të dënohet rëndë për fishekzjarret e hedhura në fushë, gjatë ndeshjes me Çekinë.
Tani është duke u pritur vetëm raporti i delegatit të ndeshjes, pastaj do të iniciohet procedura e më pas do të merret vendimi final, përcjellë “Lajmi.net”.
Sjelljen e tifozëve kroatë e kritikoi ashpër edhe ylli i ekipit, Ivan Rakitic.