Incidenti i Insignes me bashkëlojtarët, reagon Napoli

Napoli ka reaguar ndaj lajmeve që kapiteni, Lorenzo Insigne, ka ofenduar bashkëlojtarët e skuadrës.

Sport

04/03/2021 19:06

Klubi napoletan ka reaguar përmes rrjetit të tyre social, Twitter, transmeton lajmi.net

Insigne ishte parë duke u larguar nga tuneli i stadiumit dhe kishte fyer skuadrën duke thënë, “skuadër m***”.

“Si pasojë e të gjitha lajmeve të shpërndara nga mediat, specifikojmë që nuk ka pasur asnjë incident ndërmjet kapitenit, Lorenzo Insigne dhe bashkëlojarëve të skuadrës”, u tha në deklaratën e klubit.

“Reagimi i futbollistit në minutat e fundit të ndeshjes, Sassuoli-Napoli ishte i lidhur vetëm me epilogun e minutave të fundit të ndeshjes”, deklaroi Napoli./Lajmi.net/