Imazhe të pazbuluara të kamikazit 22-vjeçar të Mançesterit, jeta mes kanabisit e trajnimit sekret në Siri (Foto)

Duke kaluar kohë në plazhet e Libisë me miqtë e tij, dhe më pas jeta në Manchester, ky që shihni në foto është djali që u bë kamikaz, dhe i mori jetën 22 personave e plagosi 59 të tjerë.

Bota

24/05/2017 15:16

“Mail Online” ka zbuluar foto ekskluzive të Salman Abedi-t, që në pamje të parë duket si një fëmijë shkolle i pafajshëm, rreth 7 vite më parë.

Sipas shokëve të shkollës së vrasësit 22-vjeçar, fotot janë bërë pranë shtëpisë së tij në jug të Manchester dhe në një udhëtim në shtëpinë e prindërve në Libi kur ishte 14-vjeç.

Adoleshenti i zakonshëm përshkruhej nga të afërmit si njeri i qetë dhe nuk tregonte ndonjë interes të veçantë për fenë, duke shtuar dhe faktin që ai ishte konsumues i rregullt i kanabisit sipas miqve të tij.

 

Nuk ka informacione nëse miqtë me të cilët ai ka dalë në foto mund të kenë lidhje me sulmin e kryer në Manchester Arena.

Në shkollën ku studionte nuk ishte e përfshirë feja. Por shokët e tij rrëfejnë se kishte ndryshuar pak kur e kishin parë nën shoqërinë e personave të panjohur.

“Ishte si një pikë kthese për të. Ai papritur filloi të dilte me njerëz që nuk i kishim parë më herët, dhe nuk rrinte më me shokët e vjetër,” rrëfen një fqinj i tij, transmeton BW.

Kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Manchetser nga vendi i tij i lindjes Libia dhe sipas hetimeve kishte shpenzuar disa kohë në zonën e konfliktit, Siri, ku dhe kishte bërë një trajtim në lidhje me sulmin kamikaz që bëri.

kami3