“Iduna Park” në festë, Dortmundi mposht Chelsean
Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Champions League. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 63’të të pjesës së dytë. Ishte sulmuesi i talentuar, Karim Adeyemi që realizoi një gol…
Sport
Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Champions League.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 63’të të pjesës së dytë. Ishte sulmuesi i talentuar, Karim Adeyemi që realizoi një gol tejet të bukur, shkruan Lajmi.net
21-vjeçari u shfaq në një kundërsulm tejet të frikshëm, ku kaloi 120 milionëshin, Enzo Fernandez dhe portierin spanjoll, Kepa.
Ndeshja e kthimit në ‘Stamford Bridge’ zhvillohet muajin tjetër, saktësisht më 7 mars nga ora 21:00./Lajmi.net/
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖣𝗈𝗋𝗍𝗆𝗎𝗇𝖽 1-0 𝖢𝗁𝖾𝗅𝗌𝖾𝖺 (𝖠𝖽𝖾𝗒𝖾𝗆𝗂) pic.twitter.com/gfZ36HOLT5
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2023