Identifikohet 29-vjeçari që vodhi paratë në “Xhaminë e Vogël” në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Sot pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. “I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë…

Lajme

24/12/2025 22:18

Sot pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale”, vijon njoftimi.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftim.