Icardi ka një lajm të keq për Real Madridin
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka injoruar interesimin nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sport
Mauro Icardi nuk dëshiron të largohet nga Inter.
Sulmuesi argjentinas ka zgjuar interesim nga Real Madrid.
Por, “Sky” në Itali raporton se Icardi nuk ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.
Icardi është golashënuesi më i mirë i Interit.
Ndërsa, me paraqitjet e tij fantastike në Serie A ka zgjuar interesim edhe nga Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Bayern Munich. /Lajmi.net/