Icardi – Inter, ky është lajmi i fundit rreth të ardhmes së lojtarit

Mauro Icardi si çdo afat kalimtar është lojtari më i diskutuar tek skuadra e Inter.

Sport

18/01/2019 20:28

Kjo për shkakun se skuadra të mëdha evropiane janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij, pasi ky i fundit ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A.

Por, së fundmi, dyshimet ishin shtuar pasi edhe vet lojtari po hezitonte që të nënshkruante kontratën e re me skuadrën.

Lajmi i fundit nga “Calciomercato” thotë se Wanda Nara, e dashura e Icardi ka bërë të ditur se argjentinasi do ta vazhdojë kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

“A do të rinovohet kontrata? Po do të rinovohet. A e do Marotta Icardin? Po, sigurisht. Çdo gjë është në rregull” ka thënë Wanda. /Lajmi.net/