Icardi e ka gjetur skuadrën e re

Mauro Icardi me shumë gjasë do të largohet nga Interi në afatin kalimtar të kësaj vere.

Merkato

14/04/2019 16:22

Mauro Icardi ka kohë që po e kërkon largimin nga Inter.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer te skuadra italiane, pas skandalit të shkaktuar muaj më parë, përcjell lajmi.net.

Icardi i ka bërë me dije Interit se do të largohet në afatin kalimtar të verës, gjersa këta të fundit i duan 110 milionë euro.

Argjentinasi është duke u kërkuar nga Real Madrid, gjersa në garë janë edhe Juventus, Chelsea dhe Manchester United. /Lajmi.net/