Ibrahimoviq bëhet trajner i ri i Milanit?

Futbollisti suedez në pension, Zlatan Ibrahimoviq, mund të bëhet trajner i Milanit, raporton gazeta italiane La Repubblica. Aktualisht skuadra e Milanit drejtohet nga Stefano Pioli, por nuk arrin rezultate të lakmueshme në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Pas humbjes ndaj Atalantës në kampionat 3:2, italianët po shkruajnë për largimin e mundshëm të…

Sport

11/12/2023 11:46

Futbollisti suedez në pension, Zlatan Ibrahimoviq, mund të bëhet trajner i Milanit, raporton gazeta italiane La Repubblica.

Aktualisht skuadra e Milanit drejtohet nga Stefano Pioli, por nuk arrin rezultate të lakmueshme në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Pas humbjes ndaj Atalantës në kampionat 3:2, italianët po shkruajnë për largimin e mundshëm të Piolit nga pankina.

Pasardhësi i tij mund të jetë Ibrahimoviq. Edhe muajin e kaluar italianët shkruanin se Ibrahimoviq me siguri do të rikthehet në klub, por ende nuk është e qartë se çfarë posti do të mbajë.

U fol se do të ishte asistent trajner, këshilltar, madje edhe drejtor atletik. Në karrierën e tij, Zlatan luajti 163 ndeshje për Milanin dhe shënoi 93 gola. Ka fituar edhe kampionatin italian me Milanin./Lajmi.net/