Ibrahimovic zgjedh numrin e fanellës në Man Utd (FOTO)

Zlatan Ibrahimovic pritet ta vesh fanellën me numrin 9 në Manchester United.

Sport

17/07/2016 18:30

Përforcimi i ri i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, duket se ka zgjedhur numrin e fanellës.

Sulmuesi suedez thuhet se do të luajë me numrin 9 në uniformën e tij të re në Old Trafford, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Anthony Martial gjatë ditës së sotme gabimisht zbuloi fanellën e parë, për sezonin 2016/17, derisa shihej se në fanellë nuk shkruhej vetëm 9, por dukej sikur numër 29.