Protestuesit hedhin në lumin Lanë deputetin e PD-së, Klevis Balliu, ndërhyn gazetari: Mjaft më, nuk e di

Një skenë e rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas disa momentesh tensioni mes qytetarët, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u hodh nga të rinjtë në lumin Lana. Në ndihmë i erdhi gazetari Osman Stafa, i cili ndaloi prtoestuesit. “Mjaft më”- dëgjohet duke thënë gazetari, teksa pas tij deputeti largohet. Më…

Lajme

16/10/2026 22:18

Një skenë e rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Pas disa momentesh tensioni mes qytetarët, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u hodh nga të rinjtë në lumin Lana. Në ndihmë i erdhi gazetari Osman Stafa, i cili ndaloi prtoestuesit.

“Mjaft më”- dëgjohet duke thënë gazetari, teksa pas tij deputeti largohet.

Më herët, një grup përfaqësuesish nga PD, ku ishte dhe deputeti Klevis Balliu, u detyruan nga protestuesit të largoheshin.

Edhe në ditët e mëparshme, deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike janë larguar me forcë nga protesta e studentëve. Kujtojmë se ish-deputeti Edi Paloka dhe deputeti Belind Këlliçi janë detyruar me thirrje për t’u larguar nga tubimi.

VIDEO