Persona të maskuar sulmojnë me molotov Bashkinë e Shkodrës
Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Nga sulmi nuk raportohet për dëme materiale. Paraditen e sotme edhe në Shkodër u mbajt protesta e studentëve. Studentët u nisën nga sheshi “Nënë Tereza” dhe marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku u…
Lajme
Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes.
Nga sulmi nuk raportohet për dëme materiale.
Paraditen e sotme edhe në Shkodër u mbajt protesta e studentëve.
Studentët u nisën nga sheshi “Nënë Tereza” dhe marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen dhe të bojkotojnë mësimin.