Ibrahimovic: Icardi në Milan? Jam në favor të kujtdo që ndihmon skuadrën
Zlatan Ibrahimovic ka folur për mundësinë e transferimit të Mauro Icardit.

Sport
Zlatan Ibrahimovic bëhet temë e diskutimeve edhe kur nuk luan në fushën e gjelbër, shkruan lajmi.net.
Ibrahimovic kishte marrë pjesë në ndarjen e çmimit “Tapiro d’oro” i cili dhurohet nga “Striscia la Notizia” njerëzve të famshëm apo politikanëve të cilët janë mposhtur ose poshtëruar.
Para ceremonisë ai ishte pyetur për Kampionatin Evropian dhe për transferimet tek Milani.
“Më vjen keq që nuk jam atje, por nuk duhet të dorëzohem”, tha ai.
Ibrahimovic u pyet nëse do të ishte Mauro Icardi trasnferim i qëlluar në “San Siro”.
“Jam në favor të blerjes së kujtdo që ndihmon skuadrën, por këtë e vendos klubi”, tha Ibrahimovic./Lajmi.net/