Ia spërkati qenin me Porsche, pronari i kafshës ia gërvisht veturën 100 mijë euroshe
Momenti kur një person gërvisht një veturë të tipit Porsche Cayenne në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh është kapur nga kamerat e sigurisë.
Fun
Arsyeja e gërvishtjes, siç raportojnë mediet britanike, ishte sepse pronari i makinës ia kishte spërkatur në shi qenin, transmeton lajmi.net.
Momentin e gërvishtjes e kishin kapur kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së pronarit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Surrey të Britanisë.
Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/