Marko Gjuriq e pranon se po intensifikojnë përpjekjet për t’u afruar me shtetet që e njohën Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia po bën përpjkeje të vecanta për të “përmirësuar” marrëdhënien konkrete me vendet që e kanë njohur Kosovën, me qëllim që sic tha ai, të “fitojë” besimin dhe mirëkuptimin e tyre për situatën në të cilën po përballet Serbia. Ai tha se po mundohen që të kenë…
Lajme
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia po bën përpjkeje të vecanta për të “përmirësuar” marrëdhënien konkrete me vendet që e kanë njohur Kosovën, me qëllim që sic tha ai, të “fitojë” besimin dhe mirëkuptimin e tyre për situatën në të cilën po përballet Serbia.
Ai tha se po mundohen që të kenë dialog më të mirë me vendet që kanë njohur Kosovën.
Gjuriq theksoi se Serbia iu drejtua të gjithëve me mesazhin e saj në lidhje “me shkeljen e së drejtës ndërkombëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, përfshirë ata që njohën pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar të bindë partnerët e saj se integriteti territorial i Serbisë nuk është më pak i vlefshëm se ai i çdo vendi tjetër.
“Mesazhet tona u drejtohen të gjithëve, përfshirë ata që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Ndonjëherë, ne investojmë intensitet shtesë në përmirësimin e dialogut me ato vende sepse duam të thellojmë kuptimin e tyre për situatën tonë. Ne nuk kërkojmë gjithmonë që këto vende të ndajnë të njëjtin mendim me ne, por të paktën të kuptojnë pse pikëpamja jonë është ajo që është. Dhe kjo është tashmë përparim”, tha Gjuriq.
Gjuriq si edhe serbët e tjetër në vazhdimësi bënin fushatë tek shtetet e shumta për tërheqjet e njohjeve të shtetësisë së Kosovës./Lajmi.net/