28 Nëntori festë zyrtare në Nju-Jork, Përparim Rama: Për breza të tërë, familjet shqiptare e kanë festuar këtë ditë në shtëpitë e tyre
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shumë i lumtur që më 19 nëntor të këtij viti, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut miratoi rezolutën që njeh 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, për ta shënuar çdo vit. “Për breza të tërë, familjet shqiptare në Nju-Jork e kanë festuar këtë ditë në…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shumë i lumtur që më 19 nëntor të këtij viti, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut miratoi rezolutën që njeh 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, për ta shënuar çdo vit.
“Për breza të tërë, familjet shqiptare në Nju-Jork e kanë festuar këtë ditë në shtëpitë e tyre, në lagjet e tyre dhe me fëmijët e tyre. Ua kanë mësuar shqipen fëmijëve, ua kanë treguar historinë e flamurit dhe e kanë mbajtur të gjallë lidhjen me vendlindjen. Sot, dita që këto familje e kanë ruajtur brez pas brezi merr njohjen e qytetit që e bënë shtëpi”,deklaroi ai.
Rama tha se nga Prishtina, e përshëndet këtë vendim dhe u shpreh mirënjohjen time shqiptarëve të Nju-Jorkut.
“Me punën dhe përkushtimin tuaj, keni fituar respektin e qytetit dhe i keni dhënë brezit të ri një arsye më shumë për t’u krenuar me rrënjët e veta.Faleminderit, Nju-Jork! Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë, kudo që jeni!”./Lajmi.net/
