Ia nxori syrin peshkaqenit në betejën e tmerrshme për jetë

Një burrë nga Havai pati një betejë mjaft të vështirë me një peshkaqen javën e kaluar, e cila gati sa s’i kushtoi me jetë.

Fun

26/10/2015 17:30

44-vjeçari Tony Lee humbi njërën këmbë më 17 tetor pasi u sulmua nga një peshkaqen.

Eksperiencën e tij Lee e tregoi gjatë një interviste për KITV. Ai tha se po notonte në plazhin Lanikai në Kailua kur ndjeu se diçka iu ngjit në këmbë. U kthye dhe e pa se ishte një peshkaqen tigër shumë i madh.

Peshkaqeni 1Derisa peshkaqeni e tërhiqte atë zvarrë në thellësi, Lee nuk ndalonte së godituri shqelma peshkaqenin derisa iu afrua dhe ia nxori njërin sy.

Peshkaqeni i lënduar pastaj ishte larguar dhe Lee kishte dalur në sipërfaqe.

“Po ia mbaja syrin në dorë dhe e ndjeja se po humbja shumë gjak”, u shpreh i mbijetuari./arbresh.info