Ia dhuron medaljen e artë të Kupës së Botës një tifozi (VIDEO)

Ragbisdi Sonny Bill Williams ia ka dhurur medaljen e artë të Kupës së Botës në ragbi një tifozi.

Sport

01/11/2015 12:57

Sonny Bill u shpall kampion i botës në ragi me Zelandën e Re, ndërsa pas këtij triumfi ai e ka bërë një gjest të madh duke ia dhuruar medaljen e fituar një tifozi.

Pas ndarjes se medaljeve, Williams dhe shokët e tij po falënderonin tifozët në stadium, ndërsa pa pritur ka hyrë një fëmijë për ta përshëndetur atë.

Ai përkundër intervenimit të sigurimit, e ka mbajtur fëmijën, me të cilin ka bërë foto dhe në fund edhe ia ka dhuruar medaljen e tij, duke bërë kështu një gjest shumë të madh, gjest ky që gëzoj tej mase djaloshin dhe të pranishmit në stadium.

YouTube player