I vihen prangat djalit të vëllait të Hashim Thaçit: Albin Kurti ua ka shkund trunin, kujdes mos përmendin UÇK se arrestoheni

Një protestues është arrestuar pak më parë në shesh të Prishtinës. Atdhe Thaçi, është nipi i Hashim Thaçit. Qytetari tha se 30 vjet pas luftës duhet me dal në shesh për ta mbrojtur UÇK-në. “Po duhet për çka, pse a ka nevojë. Turp i madh, ky është komandant policie e kemi shok, por një regjim…

Lajme

05/10/2026 21:39

Një protestues është arrestuar pak më parë në shesh të Prishtinës.

Atdhe Thaçi, është nipi i Hashim Thaçit.

Qytetari tha se 30 vjet pas luftës duhet me dal në shesh për ta mbrojtur UÇK-në.

“Po duhet për çka, pse a ka nevojë. Turp i madh, ky është komandant policie e kemi shok, por një regjim si ky i Albinit nuk kish shok Në regjim të tillë shoku nuk vlenë, se ja ka shkund trunin. 30 vjet mas luftë duhna me dal në këtë shesh me mbrojtë UÇK-në. Ky është vetë veteran lufte, po s’po e përmend emrin se kam respekt”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Ai tha po ashtu se personi që po e shoqëron në stacion policor është vetë veteran lufte, pra zyrtari policor në krahun e tij.

Derisa ai po fliste para mediave, një turmë tjetër e qytetarëve janë afruar për t’u thënë policëve që t’ia lirojnë duart, por më pas zyrtarët policorë u thanë se është procedurë.

“Krimi më i rëndë sot është me thënë UÇK, keni kujdes bura e gra mos thuni UÇK se të arrestojnë. Hiqe kujdes”./Lajmi.net/