I shtrirë në të brendshme dhe duke u masazhuar, kjo ishte mënyra se si CR7 ndoqi finalen Liverpool – Chelsea

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim dhe mbetet në dyshime për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, ku Juventus takohet me Parmën.

Sport

15/08/2019 11:25

Ylli portugez ka stërvitur në mënyrë të diferencuar ndaj pjesës tjetër të skuadrës, duke humbur edhe miqësoren para sezonale kundër skuadrës së dytë të Juventusit.

34 vjeçari ka përfunduar sezonin e parë në Torino me 28 gola në 43 ndeshje, duke ruajtur formën e mirë edhe pas ndryshimit të skuadrës.

Ronaldo, dëshiron të jetë i gatshëm së më parë që është e mundur, duke vendosur që një pjesë të rikuperimit ta kryejë edhe në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

Recovery time with love ??❤️

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Ai ka publikuar në Instagram një video me gruan e tij, Georgina Rodriguez duke masazhuar zonën e lënduar, teksa shikonte ndeshjen finale të Superkupës së Evropës, mes Liverpoolit dhe Chelsea./Lajmi.net/