“I papritur, i pamerituar dhe i padrejtë” – Fatmir Limaj pas dënimeve në Hagë: Jo në emër të popullit të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Limaj e ka cilësuar vendimin si të papritur, të pamerituar dhe të padrejtë. “Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Limaj e ka cilësuar vendimin si të papritur, të pamerituar dhe të padrejtë.
“Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
Ai e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të papranueshëm.
“Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm. Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim”, ka deklaruar Limaj.
Limaj ka thënë se qytetarët janë të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar pas vendimit, por ka bërë thirrje që këto ndjenja të mos përdoren kundër Kosovës.
“E di sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, mërzinë tonë, ta keqpërdor askush kundër vendit tonë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje që zhgënjimi të shndërrohet në forcë të përbashkët për vazhdimin e betejave ligjore.
“Por le ta kthejmë në një forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, ka përfunduar Limaj. /Lajmi.net/