I mori 165 mijë euro për grante, profesori i shpenzon ato në klube striptizi
Një profesor universiteti është duke u përballur me akuza penale, pasi dyshohet se ka vjedhur qindra mijëra para në grante kërkimore dhe i shpenzonte ato në klube striptizi, blerje në iTunes, ushqim dhe shpenzime të tjera.
Fun
Chikaodinaka Nwankpa, një profesor 57-vjeçar i kërkimit në Universitetin Drexel në Filadelfia, u akuzua këtë javë për “vjedhje nga marrja e paligjshme” dhe “vjedhje nga mashtrimi”, sipas zyrës së avokatit të rrethit Philadelphia (DAO), transmeton Telegrafi.
Ai është ish-kryetari i departamentit të inxhinierisë së universitetit. Nuk është e qartë se si paratë e grantit ishin menduar fillimisht të ishin përdorur.
“Nwankpa devijoi në mënyrë të pahijshme dhe kriminale dhjetëra mijëra dollarë që u ndanë për qëllime kërkimore në drejtim të kënaqësisë së tij private. Ai tradhtoi Universitetin Drexel dhe studentët që paguan shkollimin”, ka thënë prokurori i rrethit Larry Krasner.
Prokurorët ka shtuar se Nwankpa i ka kthyer 53.328 dollarë në tetor. Profesori u la i lirë nga paraburgimi për akuzat e fundit këtë javë, pasi bëri një pagesë prej 25.000 dollarësh garanci dhe dorëzoi pasaportën e tij. Seanca dëgjimore është caktuar për 29 janar.
Ai mund të përballet me 14 vjet burg dhe të paguajë dhjetëra mijëra dollarë gjobë, nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat.