I mituri theret me thikë nga një i mitur tjetër në Podujevë, pëson lëndime të rënda trupore

Një i mitur është thirrur me thikë nga një i mituri tjetër në Podujevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.  “Podujevë 16.10.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i…

Lajme

17/10/2024 09:30

Një i mitur është thirrur me thikë nga një i mituri tjetër në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Podujevë 16.10.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/