I mbijetuari i masakrës së Krushës rrëfen tmerrin e përjetuar, tregon si iu hodhën benzinë dhe i dogjën
Masakra e Krushës e 25 marsit të vitit 1999, është një nga masakrat më të mëdha në Kosovë e bërë nga Serbia. Pak persona kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj masakre e të rrëfejnë tmerrin e përjetuar. Selami Elshani nga fshati Reti, është njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, e që për lajmi.net tregon si…

Lajme
Masakra e Krushës e 25 marsit të vitit 1999, është një nga masakrat më të mëdha në Kosovë e bërë nga Serbia.
Pak persona kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj masakre e të rrëfejnë tmerrin e përjetuar.
Selami Elshani nga fshati Reti, është njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, e që për lajmi.net tregon si i ndan e i pushkatuan disa persona, ndërsa më pas edhe iu hodhën benzin.
Ja çka rrëfen ai për lajmi.net:
Maltretimet në Krushe të Madhe kanë filluar me 24 mars kur kanë filluar bombardimet e NATO-s.
Me 25 mars, e bllokuan magjistralen Prizren-Gjakovë me artileri të rënda dhe shtetrrethimin e Krushës së Madhe e shtinën me ushtri. Në mbrëmje prj shtëpisë së dajës jemi largu me tre djem të dajës tem të ndjerë, dhe u strehum në një përrua në periferi të fshatit lagjja e Nallave. Aty diku kemi qenë 500 anëtarë, kemi qëndru deri në mesin e natës dhe aty na hyp ushtria mbi kokë si orlat dhe kërkojnë dorëzimin e neve.
Dikush prej neve e qoj një shenjë të bardhq, që dorëzohemi se s’kishim zgjidhje tjetër, ata mujshin me na vorros edhe të gjallë.
Na futi me një shtëpi që sot nuk egziston, të gjithëve na shtini mrena deri para se me lind dielli, e kur lindi dielli na qiti përjashta edhe na ndajtën meshkujt edhe femrat.
Deri në atë moment, familja ime nuk ka qenë aty, kanë qenë të strehuar të dajtë e mi por pastaj I kishin pru krejt aty në lagje.
Në atë lagje është një rrugë mes dy mureve, ata kishin planifiku krejt çka me ba me neve.
Para se me na shti aty na kontrolluan cka kemi me vlerë na merrshin, ato pa vlerë I gjujshin në një automjet ku ishte edhe një serb I fshatit Zaqishtë, që unë atë e njihsha shumë mirë.
Ai quhet për herë të parë po e bëj publike emrin e tij, Novica Krstiq tash është largu në Serbi sigurisht diku është, dhe në atë rrugë vetëm meshkujt na ulën.
Qëllimin e kishin me e shti familjen aty njëherë me na kall për së gjalli pastaj me vazhdu aty.
Dy djemtë e mi, njëri 4 vjeç si ka pas ai mi ka shkel gishtat e këmbës s’kam guxu me kqyr veq lotët më shkojshin.
Kalojnë familjet neve me një oborr, na shtin të gjithë meshkujt aty përafërsisht rreth 200 persona e si hinëm aty na maltretojnë, na rrahin na keqtrajtojnë. Herë na shtin me ra për ftyrë për toke, herë na rrehin. Unë e kam dorën e thyme që ma kanë thy aty.
Në një kohë të caktuar, isha në pozicionin të shtrim, sa ishim aty disa djem të ri vetëm I prekshin me tyt të automatit e I qitshin përjashta, dhe ata nuk u kthyen më.
Unë kisha probleme me boshtin kurrizor sun rrisha stabil, bëjsha lëvizje dhe me një moment e kam shti kokën mes krahut me pamje kah dyert e oborrit ku ishim tu nejt na, e djali I atij pronarit të shpijës ai për fat të keq nuk është gjallë nuk egziston, I kish pas dy duart me gjak.
Paramendimet e mia, ata djem I kanë egzekutu dhe I kanë shti me I bë bartjet e kufomave.
Aty na kanë majt me orë të tëra, deri para mbrëmjes, kur erdhi ai momenti i tyre, na qojnë në këmbë edhe na ndajnë në grupe. Një grup si mysafir, një grup pleq 60 vjet e përpjet edhe ka pas nën moshën 16 vjeç. Grupin pleq edhe këtë nën 16 vjeç I bëjnë bashkë, kurse shumicën masë që edhe sot për fat të keq mungojnë, e neve na kontrollojnë edhe njëherë edhe na than jeni për pushkatim.
…
Më shumë dëgjojeni videon: