I kërkuar nga gjykata për lëndim të lehtë trupor, i dyshuari arrestohet në Skenderaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Skenderaj. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, si pjesë e veprimeve për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar. Personi ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, si pjesë e veprimeve për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Personi ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej një viti e gjashtë muajsh.
Rasti është trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut. /Lajmi.net/