“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe” – Fatos Geci eskaloi plotësisht në seancën e djeshme, e ofendon edhe Ganimete Musliun
Deputeti i VV-së, Fatos Geci ditën e djeshme ka eskaluar në secilin prej reagimeve të tij gjatë seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur dje për çmimin e rrymës. Ai në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që Hashim Thaçi në Hagë të dënohet me burgim të përjetshëm. “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës…
Lajme
Deputeti i VV-së, Fatos Geci ditën e djeshme ka eskaluar në secilin prej reagimeve të tij gjatë seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur dje për çmimin e rrymës.
Ai në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që Hashim Thaçi në Hagë të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, ka thënë Geci.
Por, ai nuk e la me kaq.
Derisa deputetja e PDK-së Vlora Çitaku në foltoren e Kuvendit po e kritikonte Gecin për këtë deklaratë skandaloze dhe po kërkonte që VV të distancohej, Geci zgjodhi të merrej e të ofendonte deputeten tjetër të PDK-së Ganimete Musliun.
Ai u mor edhe me jetën private të saj, shkruan lajmi.net.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Musliu.
Geci përveç këtyre dy deklaratave të tij, derisa po zhvillohej seanca dje përmes një postimi në Facebook i kishte quajtur opozitën të sëmurë mendor.