Lufta e godet rëndë Iranin: Mbi 2 milionë njerëz mbeten pa punë

Më shumë se dy milionë njerëz në Iran kanë humbur vendet e punës si pasojë e luftës, sipas një ministri iranian, duke e shtyrë një ekonomi tashmë të brishtë e goditur nga sanksionet dhe ndërprerjet e internetit edhe më thellë në krizë. Lufta ka shkaktuar dëme të rënda në infrastrukturën kritike të Iranit, përfshirë objektet…

Bota

22/04/2026 11:29

Më shumë se dy milionë njerëz në Iran kanë humbur vendet e punës si pasojë e luftës, sipas një ministri iranian, duke e shtyrë një ekonomi tashmë të brishtë e goditur nga sanksionet dhe ndërprerjet e internetit edhe më thellë në krizë.

Lufta ka shkaktuar dëme të rënda në infrastrukturën kritike të Iranit, përfshirë objektet e naftës dhe gazit, industritë petrokimike, fabrikat e çelikut dhe ato të aluminit. Ndërprerjet e internetit gjatë protestave të janarit, si dhe “blackout”i që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, kanë paralizuar gjithashtu ekonominë digjitale raporton TheGuardian.

Si pasojë, janë regjistruar pushime masive nga puna, ndërsa Hadi Kahalzadeh, ish-ekonomist në Organizatën e Sigurimeve Shoqërore të Iranit, vlerëson se 10 deri në 12 milionë vende pune  rreth 50% e fuqisë punëtore janë në rrezik.

Më herët këtë javë, Gholamhossein Mohammadi, zëvendësministër i Punës në Iran dhe drejtues i organizatës së trajnimit teknik dhe profesional, tha se vlerësimet fillestare tregojnë se lufta ka çuar në humbjen e më shumë se një milion vendeve të punës dhe në papunësi direkte dhe indirekte për dy milionë njerëz, raportoi agjencia gjysmë-zyrtare Tasnim.

Ai shtoi se qeveria iraniane ka nisur iniciativa për të trajnuar dhe punësuar njerëz në rindërtimin e shtëpive dhe industrive të dëmtuara. Sipas tij qasja jonë këtë vit ka kaluar nga sasia te cilësia, me fokus në trajnimet e nevojshme për rindërtim, energjinë e rinovueshme dhe ekonominë digjitale.