I bie kuleta në pellgun përplot me aligatorë, nëna me fëmijën pranë e fut dorën në ujë për ta kërkuar
Momenti kur një nënë me fëmijën e saj, për ta kërkuar kuletën e humbur, futë dorën në pellgun përplot me aligatorë në një kopsht zoologjik në Minesota të SHBA-ve, është incizuar nga kamerat e sigurisë së vendit të shtunën.
Fun
Pamjet e siguruara nga skena shokuese shfaqin fëmijën duke vrapuar përreth pellgut, teksa fëmijët e tjerë i thonë që të qëndrojë larg reptilëve, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, nëna e tij mund të shihet duke tentuar t’ua tërheqë vëmendjen aligatorëve në mënyrë që të nxjerrë kuletën rozë nga habitati ujor i zvarranikëve.
Ajo tenton t’i largojë zvarranikët që qëndrojnë buzë pellgu, aty ku është edhe çanta rozë, duke iu hedhur guralecë.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/