Hyundai lanson makinën më tërheqëse se kurrë
Hyundai ka publikuar vizatimet e modelit të gjeneratës së tretë i20, të cilat do të shfaqen premierë në fillim të marsit.
Auto & Tek
Edhe pse skicat e stilistëve – shpesh të lëshuara nga prodhuesit në prag të premierës së një modeli të ri – japin një pamje pak të fshehur të makinës, është e qartë se Hyundai i20 do të ketë një pamje më tërheqëse sesa gjenerata aktuale, transmeton lajmi.net.
Sipas kompanisë koreane, i20 i ri do të jetë modeli i parë Hyundai në Evropë që përdor gjuhën e ashtuquajtur të projektimit “Sensuous Sportiness”.
Në krahasim me paraardhësit e tij, Hyundai i20 i gjeneratës së tretë do të ketë një imazh të theksuar sportiv dhe një pamje më dinamike në rrugë, por për të marrë pamjen e vërtetë të kësaj makine, do të na mbetet ende të presim për fotot e para zyrtare.
Kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe para premierës botërore të paralajmëruar, të planifikuar për në fillim të marsit në panairin e veturave në Gjenevë. /Lajmi.net/