“Hyra me dhunë në skenë, turp edhe për Hysni Gucatin” Nasim Haradinaj thotë nga OVL-UÇK dhe organizatorët s’po e lejojnë të flas
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur në skenë për të mbajtur fjalim në marshin e organizuar në Prishtinë, pa qenë pjesë e agjendës së organizatorëve. Haradinaj deklaroi se fjalën nuk ia kishin dhënë organizatorët dhe se ishte dashur të ngjitej me forcë në skenë për t’iu drejtuar…
Lajme
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur në skenë për të mbajtur fjalim në marshin e organizuar në Prishtinë, pa qenë pjesë e agjendës së organizatorëve.
Haradinaj deklaroi se fjalën nuk ia kishin dhënë organizatorët dhe se ishte dashur të ngjitej me forcë në skenë për t’iu drejtuar të pranishmëve.
“Unë nuk kam hyrë spontanisht, por kam hyrë bashkë me dhunë. Fjala më është cenuar që nga dita e parë e protestave dhe deri tash asnjëherë nuk më është dhënë. Atë ditë fjalën e kam marrë me dhunë, me zor kam hipur në skenë, përkundër organizatorëve”, ka thënë Haradinaj.
Ai pretendoi se nuk i jepet fjala në protesta nga frika e konkurrencës.
