Hykmete Bajrami për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që dha shumë për vendin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Flora Brovinës, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj. Bajrami ka vlerësuar kontributin e Brovinës për Kosovën, duke theksuar se ajo, pavarësisht vuajtjeve të mëdha që kishte përjetuar, kishte mbetur e fortë dhe e përkushtuar ndaj vendit. “Sot Kosova humbi…

Lajme

15/09/2026 11:59

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Flora Brovinës, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.

Bajrami ka vlerësuar kontributin e Brovinës për Kosovën, duke theksuar se ajo, pavarësisht vuajtjeve të mëdha që kishte përjetuar, kishte mbetur e fortë dhe e përkushtuar ndaj vendit.

“Sot Kosova humbi një grua që dha shumë për vendin e saj”, ka shkruar Bajrami, duke shtuar se kontributi i Florës do të kujtohet me respekt.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Brovinës, ndërsa mesazhin e ka përmbyllur me fjalët: “U prehtë në paqe”.