Hykmete Bajrami: BE izoloi Kurtin, qeveria në largim po shkel Kushtetutën
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për bllokim institucional dhe shkelje të Kushtetutës. Ajo thotë se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapin e izolimit të Kurtit dhe të gjithë deputetëve që, sipas saj, “mbajnë kundërligjshëm pozita qeveritare”, transmeton lajmi.net “Sot u…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për bllokim institucional dhe shkelje të Kushtetutës.
Ajo thotë se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapin e izolimit të Kurtit dhe të gjithë deputetëve që, sipas saj, “mbajnë kundërligjshëm pozita qeveritare”, transmeton lajmi.net
“Sot u publikua edhe letra e nënshkruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë që izolon deputetin Albin Kurtin dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit e Kushtetutës,” shkroi Bajrami.
Ajo përkujtoi se më 8 maj, LDK ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj deputetëve që ushtrojnë njëkohësisht edhe funksione ekzekutive. “Ende nuk kemi parë asnjë veprim të Prokurorisë, por besojmë se do të ketë mbrojtje të rendit kushtetues të Republikës,” shtoi ajo.
Bajrami e cilësoi Kurtin si përgjegjësin kryesor për gjendjen aktuale. “Bllokuesi, dështuesi dhe fajtori për gjithë këtë situatë është Albin Kurti,” theksoi deputetja, duke shtuar se Vetëvendosja “ka dështuar të ndërtojë marrëveshje politike” dhe po mban peng shtetin me vendime të jashtëligjshme./lajmi.net/