“Huqja” e vitit nga Aubameyang, nuk shënon dot nga 1 metër largësi

Futbollisti i Arsenalit ka humbur një rast tejet të volitshëm.

Sport

27/11/2021 14:35

Skuadra e Arsenalit po përballet me Newcastlen në kuadër të xhiros së 13-të  në Premier Ligë dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, shkruan lajmi.net.

Rastin më të mirë deri më tani për ‘Topçinjtë’ e pati sulmuesi Pierre0Emerick Aubameyang i cili shpërdoroi një mundësi të volitshme.

Ishte minuta e 41′ kur Aubameyang i del një top në distancë rreth 1 metër larg portës, por ai godet keq dhe topi godet shtyllën.

Shiko rastin e humbur të Aubameyang: VIDEO

Mbetet të shihet nëse Arsenali do të arrijë të marrë pikët e plota në pjesën e dytë. /Lajmi.net/