Hummels zbulon arsyen qesharake pse i ngjyrosi flokët (FOTO)

Mats Hummels u paraqit si biond në duelin ndaj Leipzigut në Bundesligë.

Sport

22/12/2016 09:42

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels i befasoi të gjithë duke u paraqitur si biond në ballafaqimin me Leipzigun në Bundesligë.

Dhe, pas ndeshjes ai ka bërë të ditur arsyen. Hummels tregoi se ai humbi një bast gjatë festivalit të birrës në Munich.

Andaj, si dënim u desh t’i ngjyroste flokët, përcjell “lajmi.net”.

“Isha i frikësuar se do të dukem edhe më keq, do të më rriten pas disa javësh dhe do të merr fund”, deklaroi ai.

Bayern Munich shënoi fitore me rezultat 3:0 duke u shkëputur në pozitën e parë në Bundesligë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.