Hummels refuzoi ofertë të majme nga Man Utd për tu rikthyer tek Dortmund

Qendër mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ka refuzuar një ofertë të majme nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

23/06/2019 15:01

Sipas raportimeve të ‘Bild’, edhe pse iu ofrua një pagë shumë më e madhe se ajo që pranoi tek Dortmund, Hummels nuk zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Manchester United, transmeton.lajmi.net.

Reprezentuesi gjerman zgjodhi rikthimin tek Dortmund nga Bayern, duke shprehur edhe dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e United e cila pati një sezon të tmerrshëm, ka dështuar të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Të udhëhequrit e Ole Gunnar Solskjaer e përfunduan sezonin në Premierligë në pozitën e gjashtë në tabelë. /Lajmi.net/