Humb kontrollin në përpjekjen për të parkuar si profesionist (Video)
Shoferi i pa emërtuar i një “Ranger Roveri”, ka dashur të bënte një parkim sikur ngasësit profesionistë, por ka dështuar rëndë.
Fun
Ai ka lëvizur me shpejtësi së prapthi dhe ka hyrë në kthesë, por kjo ka bërë që të rrotullohet për 360 shkallë.
Kjo formë e popullarizuar e parkimit që përdoret në filmime të ndryshme, shoqërohet me këshillën se nuk duhet të provohet nga secili.
Sa i përket këtij rasti, shoferi ka shpëtuar i palënduar. /Lajmi.net/