Holanda mposht Uellsin, Belgjika del me tri pikë ndaj Polonisë

Sport

14/06/2022 23:13

Holanda dhe Belgjika kanë marrë fitoret e radhës.

Kombëtarja e Holandës ka shënuar një fitore ‘dramatike’ kundër Uellsit, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga i pëlqyeri i Milan, Noa Lang, në minutën e 17’ të takimit.

Gakpo dyfishoi epërsinë e Holandës në minutën e 23’, kurse Johnson ngushtoi në 2:1 në minutën e 26’.

Gareth Bale barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 90+2’. Kur mendohej se skuadrat po dilnin me nga një pikë, Holanda shënoi me Memphis Depay për 3:2, në minutën e 90+3’.

Belgjika në anën tjetër arriti të merrte tri pikët me një fitore minimale ndaj Polonisë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Batshuayi, në minutën e 16’.

Holanda mbetet lidere e grupit me 10 pikë të tubuara, kurse Belgjika mbanë pozitën e dytë me shtatë pikë.

Polonia është e treta me katër pikë, kurse Uellsi ka vetëm një pikë. /Lajmi.net/