HISTORIKE: MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E ARTË NË RIO 2016

Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë e re për sportin e Kosovës, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Brazil.

Sport

07/08/2016 22:10

 

Xhudisjta kosovare ka arritur të fitojë të Artën në Rio, duke mundur në finale italianen Odette Giuffrida , në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Medalja e artë e Lojërave Olimpike, ishte e vetmja medalje që i mungonte krenarisë së Kosovës, por që e arrin atë duke bërë historinë në debutimin e parë të Kosovës në Lojëra Olimpike, shkruan Lajmi.net.

Majlinda rrugëtimin drejt medaljes e nisi duke e kaluar raundin e parë pa luftë, ndërsa në luftën e parë mundi zviceranen Tschopp, pas vetëm 20 sekondave.

Në çerekfinale, Majlinda mundi Legentil, nga e cila ishte mposhtur në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012.

Kalimin në finale, xhudistja kosovare e arriti duke mposhtur garuesen e papërshtatshme japoneze, Misato Nakamura.

Kujtojmë se Majlinda ishte pjesë e Lojërave Olimpike të Londrës së vitit 2012, dhe në pamundësi për të përfaqësuar Kosovën, ajo ishte pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë./Lajmi.net/