HISTORIKE: Drita kualifikohet në fazën Play-Off të Konferencë Ligës
Skuadra kosovare, Drita nuk ka arritur të shkaktoj befasi në Madrid sonte. Gjilanasit u mposhtën me rezultat 3:0 nga ekipi i La Ligas, Rayo Vallecano në xhiron e 6-të fazës së ligës në Konferencë Ligë, transmeton lajmi.net. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0, në të mirë të spanjollëve me golin e Lejeune në…
Sport
Skuadra kosovare, Drita nuk ka arritur të shkaktoj befasi në Madrid sonte.
Gjilanasit u mposhtën me rezultat 3:0 nga ekipi i La Ligas, Rayo Vallecano në xhiron e 6-të fazës së ligës në Konferencë Ligë, transmeton lajmi.net.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0, në të mirë të spanjollëve me golin e Lejeune në minutën e 33-të.
Në pjesën e dytë, Vallecano shënoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht me Gumbaun në minutën e 66-të dhe pastaj me Pachan në minutën e 83-të.
Përkundër humbjes, skuadra e Dritës shkroi historinë. Ata tashmë edhe zyrtarisht janë kualifikuar në fazën Play-Off të Konferencë Ligës.
Pas 6 ndeshjeve, Drita ka siguruar 8 pikë dhe pozitën e 20-të, që dërgon në fazën tjetër. /lajmi.net/