Hill për takimin Gjuriq – Biden: Kënaqësi t’i shoh, shenjë e rëndësisë së partneritetit mbi 140 vjeçar të SHBA-së me Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka reaguar pas takimit që ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Lajme

09/04/2022 18:19

Hill ka thënë se është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer si Gjuriq teksa takohet me presidentin e SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Ai e ka quajtur këtë një shenjë të rëndësisë së partneritetit të Serbisë me SHBA-të për më shumë se 140 vjet.

“Është kënaqësi të shoh ambasadorin e shkëlqyer të vendit mik në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Biden. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndërtuar me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill.

Takimi Gjuriq – Biden ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë. Shumë opinionistë dhe opozita kosovare kanë thënë se qeveria Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-të. /Lajmi.net/