Higuain: Lautaro ka shumë potencial, shpresoj që do kënaqet të Kombëtarja

Ish ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, që ka marrë numrin nëntë të Kombëtarja e Argjentinës.

Sport

06/11/2020 18:31

Higuain që iu bashkua Inter Miamit në shtator ka folur për përgjegjësit që ka ky numër, që e ka mbajtur për shumë vite, transmeton lajmi.net.

Lautaro është duke shkëlqyer të Argjentina duke shënuar 10 gola në 19 ndeshje dhe qenë titullarë në dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Higuain theksoi se Martinezi ka shumë potencial dhe shpreson që lojtari të vazhdojë të kënaqet të Kombëtarja.

“Shoh shumë potencial të ai, është shumë i ri dhe titullarë të Interi, që nuk është e lehtë në atë moshë”.

“Të luash në kualifikimeve është e komplikuar. Lautaro ka lëvizje të mira, shpresoj të kënaqet të Kombëtarja. Është vështirë në moshën 24 vjeçare dhe ka karrierë të gjatë para tij”, deklaroi ai.

Argjentina ka fituar dy ndeshjet e para kualifikuese në tetor, ndërsa me 13 nëntor e pret Paraguajin, pastaj pas pesë ditëve udhëton të Peru./Lajmi.net/