Hidhet shok bombë në objekt të ish komunës ilegale në Leposaviq
Mbrëmë në orët e para të mëngjesit mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Policia me të dëgjuar kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk është raportuar për të lënduar. “Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas…
Lajme
Mbrëmë në orët e para të mëngjesit mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Policia me të dëgjuar kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nuk është raportuar për të lënduar.
“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore.”- thuhet në njoftmin zyrtar të Policisë. /Lajmi.net/