​Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, diskutohet mes Osmanit dhe kryeministrit të Estonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal. Osmani tha se në Kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e poashtu edhe për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. “Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të…

Lajme

08/11/2024 09:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.

Osmani tha se në Kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e poashtu edhe për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal.
Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Falenderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë! 🇽🇰🇪🇪