Hendbollistet kosovare mposhtin edhe Luksemburgun
Hendbollistet e Kosovës sonte ngadhënjyen mbi përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultat 33:27

Sport
Ishte ky një dominim i vazhdueshëm me lojë tejet të bukur dhe shumë energjike sonte në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kjo fitore ju bashkangjit asaj të mbrëmshmes mbi ekipin e Qipros në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. Në palestër ishte i pranishë medhe kryeministri Albin Kurti i cili ka uruar vashat tona për triumfin. Kurti përmes një statusi në Facebook ka përgëzuar hendbollistët kosovare:
Në pushim të ndeshjes, bashkë me zëvendës-ministren Daulina Osmaniiseduam me tri hendbolliste tonat. Arlinda Hajdari (lindur në 2001, Danimarkë), Areta Istrefi (lindur në 2002, Gjermani) dhe Mirjeta Bytyqi (lindur në 1997, Slloveni). Lojtarja jonë kyçe Arlinda ishte e lënduar dhe po e ndiqte nga tribinat motrën e saj të shkëlqyeshme Marigonën. Në ekipin e Luksemburgut ishte edhe një hendbolliste me mbiemrin Dautaj me prejardhje nga Deçani, kurse selektori dhe trajneri i parë i Kosovës është bashkatdhetari ynë Agron Shabani, i shkolluar në Luksemburg, ku edhe jeton e vepron. Kosova është shtet i diasporës, shumë më tepër seç mendohet. Sa shumë që jemi gjithandej. Dhe, sa shumë që e duam vendin tonë, tek i cili rikthehemi përherë. Urime të gjithëve kjo fitore e vajzave tona hendbolliste!. /Lajmi.net/