Haziri: Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i 6 tetorit, kryeministri po sillet si tregtar i pandershëm
Në ditën e 19-të të protestës për çlirimin e institucioneve, Çlirim Haziri ka ngritur shqetësimin për atë që e konsideron mungesë veprimi nga pushteti dhe institucionet e vendit. Ai tha se kanë mbetur vetëm 48 orë deri në skadimin e afatit të 6 tetorit, duke kërkuar përgjigje se çfarë po bëjnë institucionet dhe kryeministri në…
Lajme
Në ditën e 19-të të protestës për çlirimin e institucioneve, Çlirim Haziri ka ngritur shqetësimin për atë që e konsideron mungesë veprimi nga pushteti dhe institucionet e vendit.
Ai tha se kanë mbetur vetëm 48 orë deri në skadimin e afatit të 6 tetorit, duke kërkuar përgjigje se çfarë po bëjnë institucionet dhe kryeministri në këtë situatë.
“Kanë mbetur vetëm edhe 48 orë, vetëm dy ditë nga afati i 6 tetorit. Dhe, ndërsa ditët dhe orët kalojnë me shpejtësi të vrullshme, çfarë po bën pushteti ynë? Çfarë po bëjnë institucionet tona? Çka po bën njeriu të cilit populli ia dha besimin për ta drejtuar këtë rol?”, u shpreh Haziri.
Ai e kritikoi ashpër kryeministrin, duke e krahasuar me një “tregtar të pandershëm” për mënyrën se si, sipas tij, po sillet përballë situatës.
“Kryeministri po sillet fiks si një tregtar i pandershëm atëherë kur i bie në dorë një thesar i larë me gjak, peshën e të cilit nuk do ta njohë e nuk do ta ndjejë”, deklaroi Haziri.
Protesta ka hyrë në ditën e 19-të, ndërsa sipas Haziirit, tashmë mbeten vetëm dy ditë deri në afatin e 6 tetorit.